Aksident në Elbasan/ Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi (FOTO)

181
Sigal

Një fuoristradë që qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është aksidentuar dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Labinot Fushë rreth orës 07:45. Raportohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal. Aksidenti është favorizuar dhe nga reshjet e shiut.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet që sollën këtë aksident.