Macron: Marrëveshja e paqes Izrael-EBA një vendim i guximshëm

278
Sigal

Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti marrëveshjen e Emirateve të Bashkuara Arabe me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve duke e konsideruar si një “vendim të guximshëm”.

“Shpresoj se kjo marrëveshje do të kontribuojë në krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve”, deklaroi Macron.

”Këtë ia kam përcjellë presidentit Trump, kryeministrit Netanyahu dhe princit të Kurorës Mohamed bin Zayed”, shtoi ai.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan më 12 gusht, nën ndërmjetësimin amerikan, një marrëveshje paqeje.

“Ky është një përparim i jashtëzakonshëm”, komentoi Trump.