Londër/ Merr flakë një bllok banesash, 100 zjarrfikës në vendngjarje

569
Sigal

Rreth 100 zjarrfikës në Londër janë duke luftuar me flakët në një bllok banesash në veriperëndim të Londrës, njofton BBC. Brigada e zjarrit në Londër u thirr për zjarrin në katin e fundit të një ndërtese pesëkatëshe në  Inglewood Road, West Hampstead, pak pas orës 1:00 BST. Rreth 50 vetë u evakuan nga blloku dhe dy persona u ndihmuan nga zjarrfikësit.

Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri tani është vënë nën kontroll nga 15 mjete që po merren me këtë incident.

Shërbimi i Ambulancës në Londër dërgoi ekipe por ata nuk kanë dërguar pacientë në spital. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Shefi i zjarrfikësve Clainton Murray tha: “Dyshojmë se zjarri ka filluar në një aparatment në katin e katërt.”

Apartamenti ka pësuar dëme prej zjarrit dhe një pjesë e çatisë është shkatërruar. Në fazat e para zjarri ishte shumë i dukshëm dhe mund të shihej disa milje larg.

Për shkak të çatia mund të shembej nga brenda, zjarrfikësit i evakuaun banorët e katit të fundit.

Një pub, Black Lion, në Ëest Hampstead, i ka afruar strehim ?5dokujt që është prekur nga zjarri. Në një mesazh ë Tëiiter, ky bar shkuran: Për këdo që ëhstë prekur nga zjarri në Ëest Hampstead, dyert tona janë të hapura:. Të jeni të sigurtë, ne do të jemi gjithë natën këtu.

ImageImageImageImage