Lirimi i Haradinajt, Vuçiç: Vendimi skandaloz dhe i ndikuar politikisht

469
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic ka reaguar pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për lirimit e kreut të AAK, Ramush Haradinaj.
Pas këtij vendimi qeveria në Serbi ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa Vucic është shprehur se vendimi është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm. Nuk e kemi kërkuar ekstradimin për çokollata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime lufte”-shkruan B92.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.
Vijon…
Sigal