Ligji i ri i Greqisë: Burgim të përjetshëm për trafikantët e mëdhenj të drogës

436
Trafikantët e drogës, të cilët kanë mundur të fitojnë nga ky aktivitet i paligjshëm më shumë se 75 mijë euro do të dënohen me burgim të përjetshëm. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata Supreme e Greqisë në mbledhjen e ditës së martë, e cila është bërë me dyer të mbyllura, shkruajnë mediat. “Greek Reporter” shkruan se ky precedent do të përdoret në të gjitha rastet kur tejkalohet shuma. Me në thellësi, ligji përcakton se nëse një trafikant ka përfituar 10 mijë ero nga shitja e drogës, atëherë ai do të dënohet 10 vjet, nëse ka përfituar 75 mijë euro, do të marrë 75 vjet burgim.

“Greek Reporter” shkruan se ky ndryshim ligjor vjen në një moment, kur dy avokatë të dy trafikantëve shqiptarë, u kapën me 3 kg kokainë, që vlen më shumë se 85 mijë euro. Gjithashtu, policia greke gjeti në shtëpitë e tyre 30 mijë euro. Policia dyshon se trafikantët i paguajnë avokatët për të fshehur shuma të mëdha të parave të fituara nga droga. Avokatët e dy shqiptarëve argumentuan se droga nuk ishte e tyre dhe se ata e kishin fshehur për shqiptarët që të merrnin një dënim më të ulët, dhe jo për ta hedhur atë në treg. Por këto pretendime janë hedhur poshtë.
Sigal