Librashitësi suedez, vetëdorëzimi i çuditshëm në Kinë pas 11 viteve

426
Një librashitës suedez, zhdukja e të cilit në mënyrë të mistershme, përhapë frikë dhe panik se ai mund të jetë rrëmbyer nga agjentë kinezë. Por ai tha pas disa kohës, se në mënyrë vullnetare iu dorëzua autoriteteve pasi 11 vjet më parë ka shkaktuar vdekjen e një personi pasi e aksidentoi me makinë, një natë pasi kishte pirë alkool. Gui Minhai, i cili u zhduk nga apartamenti i tij në Tailandë në tetor të vitit të shkuar, në mënyrë vullnetare është rikthyer në Kinë për të marrë dënimin e merituar pasi në vitin 2004 ka vrarë një student. Lajmi u publikua nga televizioni qëndror në Kinë.
“Jam rikthyer në Kinë për tu vetëdorëzuar, ishte zgjedhja ime personale. Nuk ka lidhje me askënd. Sdua që asnjë person apo organizatë, përfshirë edhe shteti suedez, të përfshihet në historinë time. Jam kthyer me dëshirën time në Kinë” tha Gui, teksa jep një intervistë për televizionin shtetëror në Kinë me një pamje të cuditshme dhe krejt i coroditur.
Gui, një qytetar suedez, është një nga 5 personat që janë zhdukur nga dyqani i famshëm që shet libra në Hong Kong, por që nuk është një dyqan i thjeshtë. Aty shiten lobra të specializuar me thashetheme dhe informacione për liderët e Partisë Komuniste Kineze, që ende drejton vendin.
Zhdukja e tij dhe heshtja e Kinës zyrtare, përhapi frikë se mos autoritetet kineze mund të kenë përdorur taktikat e tyre që ndajnë dy vendet, tajlandën dhe Kinën. E teksa gazetat në Hong Kong kanë përhapur lajmin e rrëfimit të tij në faqet e para, shumë qytetarë në rrugë janë spektikë rreth vendimit të tij për të rrëfyer një ngjarje të tillë pas 11 vitesh.
“Ndoshta para 10 vitesh një djalë goditi me makinë dhe vrau dikë. Por si të jemi të sigurtë që bëhet fjalë për të njëjtin njeri? Se besoj.ka shumë njerëz me të njëjtin emër dhe mbiemër. Për më tepër që mosha e tij nuk korrespondon. Ka një diferencë mes 39 dhe 46 vjec. Ndaj nga pikëpamja ime, nuk mendoj se është i njëjti njeri” tha 23 vjecari Lemon Ëong, sipas të cilit pas kësaj historie, fshihet dicka më e madhe.
68 vjecarja, tashmë në pension, Connie Tam tha se ajo e ka shumë të vështirë të besojë se dikush mund të vetëdorëzohet për një krim që e ka kryer mbi 10 vjet më parë.
“Ky aksident ka ndodhur mbi 10 vjet më parë. Cfarë e detyroi atë të kthehet një dekadë pas? Përse do ta bënte këtë?” tha Tam.
Përgjatë viteve të fundit, media shtetërore në Kinë ka publikuar dhjetëra raste të rrëfimeve të bëra nga zyrtarë të lartë. Një muaj më parë, ministri i jashëtm suedez tha se e ka ngritur cështjene Gui edhe me ambasadorin kinez në Stokholm. Sipas tij, edne sot është shumë e vështirë të kontaktojë më Gui dhe aryset mbeten ende të paqarta.
Gui, që zotëron edhe pasaportën suedeze, u vetëdorëzua në organet e sigurisë kineze në tetor të vitit 2015, raporton agjencia e lajmeve Xinhua pa siguruar detaje të tjera rreth dorëzimit të tij apo transportit nga Tajlanda në Kinë.
Ai është dënuar me 2 vjet burg, pasi ka vrarë një studente femër teksa ngiste makinën në gjendje të dehur.
Tashmë, sipas autoriteteteve kineze, Gui dyshohet edhe për krime të tjera.
Mes 5 të zhdukurve të tjerë që sheshin libra në këtë dyqan në Tajlandë, është edhe Lee Bo, një shtetas kinez por me pasaportë britanike, i cili është zhdukur nga Hong Kongu në fund të muajit dhjetor.
Sigal