Libi/ Mbytet anija me emigrantë, 37 trupa të pajetë

441
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Libi me emigrantët, anija e të cilëve është mbytur dhe për pasojë 37 prej tyre kanë humbur jetën. Trupat e pajetë janë gjetur në bregun lindor të Tripolit, ndërsa bëhet me dije se mund të ketë shumë persona të tjerë të zhdukur në det. Ndërkohë, nuk dihet ende se sa ka qenë numri i saktë i emigrantëve, të cilët ndodheshin në varkën që është mbytur.
Sigal