Veliaj takim me shoqërinë civile: Ndëshkim ndotësve të ambjentit

426
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Veliaj ka premtuar por edhe kërkuar më shumë angazhim për ruajtjen e një ambjenti të pastër në kryeqytet, i cili ndër vite ka rënë pre e ndotjes. 
“Duhet të kufizojmë liritë e atyre njerëzve që uzurpojnë dhe të vendosim edhe gjoba për të ruajtur ambjentin në Tiranë”, ka thënë Veliaj. Një tjetër pikë ku është ndalur kryebashkiaku ka qenë ajo e transportit urban, lidhur me të cilën ka premtuar pajisjen e qytetarëve me abone elektronike.
Sigal