Paralajmërimi për Penianin

450
Ministri koreano-jugor i Mbrojtjes Song Young-moo ka shtuar presionet ndaj Veriut, duke paralajmëruar Penianin që të mos shkelë më marrëveshjen e armëpushimit mes palëve. 
Akordi i nënshkruar në fund të luftës së Koresë, është dhunuar nga Peniani, në momentin kur ushtarët koreano-veriorë qëlluan ndaj një dezertori më 13 nëntor. 
“Është shkelje e armëpushimit të qëllosh drejt Jugut dhe një personi që dezerton,” u shpreh ministri gjatë një vizite në zonën kufitare mes dy Koreve, ndërkohë që shtoi se shkelje përbën edhe kalimi i linjës së demarkacionit dhe mbajtja e pushkëve automatike. Komentet e ministrit u dëgjuan edhe nga 4 ushtarë koreano-veriorë të ndodhur pranë zonës.
Që prej dezertimit dramatik të ushtarit koreano-verior, marrëdhëniet mes Koreve janë tensionuar edhe më shumë, teksa raportohet se Peniani ka zëvendësuar të gjithë rojat e vendosura në kufirin mes dy vendeve. Ushtarët veriorë madje kanë fortifikuar zonën për të bllokuar të tjera tentativa arratie drejt Jugut.
Ndërkohë, edhe marrëdhëniet e Koresë së Veriut me komunitetin ndërkombëtar janë në momentet e tyre më të tensionuara, pas testimeve bërthamore të Penianit dhe retorikës kërcënuese të shkëmbyer veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.
Sigal