Tragjedia nga tërmetet me epiqendër Turqinë/ Flamujt e NATO-s ulen gjysmështizë

194
Sigal

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë duke treguar solidaritet për tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş të Turqisë.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO -s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë kështu deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk, si dhe për ata që humbën jetën në tërmetet që ndodhën.

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale shkruhet: Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje me këtë mesazh domethënës dhe të fortë solidariteti”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi gjithashtu se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.