Kthehen trupat e të vdekurve në Rusi, pas rrëzimit të avionit

316
Trupat e 144 personave që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të shtunën (31 tetor) në Egjipt janë kthyer në Shën Petersburg të Rusisë.
Të gjithë njerëzit (224) që ndodheshin në bordin e avionit Airbus 321, shumica e tyre rusë, vdiqën kur u rrëzuan në gadishullin Sinai.
Vendi e shpalli ditë zie të dielën (1 nëntor) pas fatkeqësisë së tyre më të madhe ajrore.
Kreu i Agjencisë Ajrore ruse të Transportit, Aleksandr Neradko tha se avioni pati një problem teknik, ndryshe nga pretendimet e ISIS se jane pergjegjes per rrezimin e avionit.
Avioni mbante 217 persona në bord, përfshi dhe 25 fëmijë, thonë autoritetet ruse. 7 të tjerët ishin anëtarë të bordit.
Një avion qeveritar rus ktheu mbetjet e viktimave në aeroportin e Pulkovo të Shën Petersburgut të hënën në mëngjes.
Sigal