Kryeministri i Hungarisë akuzon BE: Po zbaton planin e Soros për refugjatët

595
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka mbrojtur idenë e tij se Bashkimi Evropian në çështjen e refugjatëve po zbaton planin e përgatitur nga biznesmeni hebre me origjinë hungareze George Soros, raporton Anadolu Agency.

Orban, në një fjalim në radion shtetërore Kossuth Radio të Hungarisë ka bërë disa deklarata në lidhje me krizën e refugjatëve dhe për çështje të tjera.

Duke pretenduar se BE-ja në çështjen e refugjatëve po zbaton planin e George Soros, ai tha se hungarezët mund ta kundërshtojnë këtë duke marrë pjesë në fushatën e solidarizimit kombëtarë të nisur nga qeveria pak kohë më parë.

Ndër të tjera Orban duke pretenduar se Brukseli është nën ndikimin e Soros-it, është shprehur: “Geroge Soros ka blerë njerëzit dhe organizatat. Edhe Bruksel ndodhet nën ndikimin e tij. Dëshirojnë që të fusin miliona refugjatë në Evropë duke shembur gardhet e telave dhe këto refugjatë ti shpërndajnë në mënyrë të detyruar. Dhe ata që nuk e pranojnë këtë dëshirojnë t’i ndëshkojnë.”
Qeveria hungareze e cila njihet për qëndrimin e saj kundër refugjatëve, akuzon Soros-in se nëpërmjet financimit të organizatave të shoqërisë civile ka transferuar në Evropë afërsisht 1 milionë refugjatë në vit.

Gjithashtu kryeministri i Hungarisë edhe në një deklaratë të bërë më parë ishte shprehur: “Soros në një mënyrë të fshehtë nëpërmjet institucioneve të tij ofron mbështetje financiare për migrimin ilegal. Sipas politikës së Soros-it për migrimin çdo vit në BE duhet të transferohen 1 milion refugjatë. Komisioni i BE-së, George Soros dhe institucionet civile sulmojnë Hungarinë për rregulloren e saj për emigrantët, për heqjen e gardhit me tela në kufijtë e Hungarisë dhe dëshirojnë lejimin e hyrjes në vend të emigrantëve të paligjshëm.”
Sigal