​Policia franceze nis aksionin ndaj refugjatëve shqiptarë për t’i larguar nga rrugët

1885
Policia franceze ndërmori një aksion mëngjesin e djeshëm rreth orës 11:00 për të larguar refugjatët shqiptarë që qëndrojnë në rrugët e Lionit.
Rreth 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Banorët vendas ishin ankuar disa herë për refugjatët shqiptarë dukë thënë se kishin “zaptuar” sheshin, ndërsa problem shqetësues ishte edhe higjiena.
Megjithatë, dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për të larguar refugjatët shqiptarë.
Sigal