Krizë politike në Portugali, bie qeveria pas dy javësh

411
Lidhja e komunistëve dhe ajo e socialistëve e rrëzuan qeverinë e Portugalisë dy javë pas zgjedhjeve, transmeton “Guardian”. Partia e moderuar socialiste ka bashkuar forcat me Partinë Komuniste dhe bllokun radikal Levi duke marrë shumicën prej 122 deputetëve të 230 vendeve . Duke votuar kundër propozimit të qeverisë për vazhdimin e kursimit kanë shkaktuar automatikisht dorëheqjen e kabinetit qeveritar. Rënia e qeverisë portugeze gjithashtu paraqet një dështim politik për strategjinë e kursimit të 19 vendet e eurozonës. Udhëheqësit e eurozonës kanë vënë në Portugali si një shembull të mirë i rimëkëmbjes ekonomike në saje të masave shtrënguese , të cilat kërkojnë kreditorët pas paketës së ndihmës në vlerë prej 78 miliardë e miratuar në vitin 2011 . Koalicioni i qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 4 tetor por nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të drejtuar një qeveri stabël.
Sigal