Krimi i rëndë/ Arrestohet autori që masakroi me thikë shqiptaren. Zbulohen fjalët e para të tij, hetuesit të shokuar me këtë detaj

163
Sigal

Mediat italiane konfirmojnë se autori i dyshuar që masakroi me thikë shqiptaren 37-vjeçare të mërkurën e 25 majit është arrestuar gjatë natës së kaluar.

Viktima është 37-vjeçarja shqiptare, Brunilda Muça Halla, nënë e dy fëmijëve.

Sipas mediave, vrasësi është identifikuar nga karabinierët falë kamerave të sigurisë së zonës.

Në deklarimet e para të dhëna para hetuesve, i dyshuari mësohet se e ka pranuar që e kishte kryer ai krimin.

Por shokuese për hetuesit është se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ndoshta ky krim nuk ka shkak.

Sipas informacioneve të para, të pa konfirmuara ende zyrtarisht, krimi erdhi pa asnjë motiv.

Dëshmitarët e shumtë që e kanë njohur Brunildën, e njohur shkurt si Bruna, flasin për një nënë dhe një grua të thjeshtë, me një jetë të qetë. Bashkëshorti i saj, shqiptar, ishte në punë në orën 14:00, në kohën kur ndodhi krimi.

Sipas mediave italiane, hetuesit po punojnë për sqarimin e krimit.

Shqiptarja është sulmuar më thikë teksa ndodhej para shkollës Rosario në pritje të përfundimit të mësimit të djalit të saj 10-vjeçar.

Krimi, ndodhi në Vittoria, në provincën e Raguzës, pak para mesditës së 25 majit.