Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një zone rurale në Australinë Perëndimore (WA), ben me dije policia vendore. Trupat e katër fëmijëve dhe tre të rritur u zbuluan në qytetin Osmington, 280 km në jug të Perthit.
Sipas saj, autoritetet nuk do kane deklaruar ende se si kane ndodhur vdekjet, por konfirmuan se dy armë zjarri u gjetën në vendin e ngjarjes.
Nuk pati asnjë kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike, tha policia, e cila nuk ka bere asnje konfirmim as per ndonje vetevrasje te mundshme.
“Trupat e dy të rriturve ishin vendosur jashtë dhe pesë trupa ishin vendosur brenda një ndërtese në pronën rurale,” tha shefi i policisë Chris Dawson, duke shtuar se “duket se ka plagë plumbash”.