Kosovë, Ambasadori i SHBA-ve: Veprimet e opozitës po dëmtojnë Kosovën

462
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka kritikuar ashpër protestat dhe veprimet e opozitës.
Delawie tha se opozita me veprimet antidemokratike po dëmton vendin dhe demokracinë e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat ambasadori i ka bërë thirrje opozitës që mos vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e seancës parlamentare.
“Dhuna në Kuvend nuk është gjë e mirë për Kosovën. Ju po e dëmtoni ekonominë e Kosovës. Ju po e pengoni Kosovën nga rruga e saj demokratike dhe liberalizimi i vizave dhe njohjen e Kosovës nga shtetet që se kanë njohur ende”, tha Delawie pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Veprimet e opozitës janë kundërshtuar edhe nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e cila i ka cilësuar si veprime antikushtetuese të cilat cënojnë demokracinë në vend. 
Sigal