Pranohet kërkesa e PD, vendoset ringritja e 2 komisioneve hetimore

408
Konferenca e Kryetarëve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ringritjen e dy komisioneve hetimore, atë të Serverin e Tatimeve dhe atë për Administratën Shtetërore. Vendimi është marrë pasi të dy komisioneve iu kishte përfunduar afati. Komisioni hetimor për Serverin e Tatimeve ka si objekt hetimi nxjerrjen e të dhënave që konsiderohen si sekret në lidhje me bizneset dhe raportimet që ato bëjnë pranë Drejtorisë së Tatimeve. Ndërsa ai për administratën publike do të hetojë lëvizjet e kryera në administratë. Të dy komisionet janë ngritur pas debateve të shumta mes pozitës dhe opozitës, ndërsa kundërshtitë që mazhoranca i bëri kërkesës së demokratëve u zgjidhën nga Gjykata Kushtetuese.
Sigal