Kosovë/ 3 Fëmijët futen të lahen në liqen, nxirren të vdekur 2 prej tyre, njëri mbijeton

382
Sigal

Një ngjarje e réndë është shënuar ditën e sotme në Kosovë rreth orës 15:00 ku raportohet se tre fëmijë janë mbytùr në liqen nga të cilët dy kanë dalë të pajetë dhe njëri prej tyre ka mbijetuar.

Zëdhënësi i Pólicisë së Kosovës, Baki Kelani ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijët kishin hyrë në pus, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin por që kanë hùmbur jetën.

Kelani po ashtu ka treguar se fëmija i parë është nxjerrë nga një fshatar, por fatkéqësisht ndihma e parë e dhënë nga ai dhe pólicia e Kosovës nuk ka arritur t’ia shpëtójë jetën.

Ai gjithashtu ka treguar se fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeçar dhe të njëjtit kanë lidhje familjare ose miqësie mes tyre.

“Më lejoni që në emër të pólicisë së Kosovës t’iu shprehim ngùshëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdékjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Pólicia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqen artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqen dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi.

Pólicia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani.