Koronavirusi/ E treta ditë me shifra më të ulëta të vdekjeve, Spanja publikon të dhënat e 24 orëve të fundit

280
Sigal

Numri i përditshëm i vdekjeve të koronavirusit të regjistruar në Spanjë mbeti nën 200 të martën për të treten ditë radhazi, raportojnë mediat e huaja.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 185 vdekje.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend është 25,613. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar u rrit në 219.329, nga 218,011 një ditë më parë.

Spanja prin në Evropë për nga numri i të infektuarve, me mbi 219,000 persona te konfirmuar pozitive.

Italia, ndërkaq, ka numrin më të madh të viktimave: mbi 29,000.

Në aspektin global, SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.