Kinë, një statujë gjigante e Maos e larë në ar ngjall kritika të ashpra

470
Një statujë rreth 37 metra e lartë e Mao Ce Dunit është ngritur në rajonin Hunan, në qendër të Kinës, referuar një web-i informues kinez, çka ka ngjallur kritika të ashpra në rrjetet sociale.
Me një kosto prej 420 000 eurosh, financuar nga një grup sipërmarrësish të rajonit, sipas web-it HMR.cn, statuja e artë, e vendosur në një fushë, paraqet ish-udhëheqësin komunist të ulur në një kolltuk, duke medituar, me duart e kryqëzuara. Statuja u përfundua në muajin dhjetor pas nëntë muaj pune, referuar faqes në internet.
Pavarësisht mijëra të rënësh, i akuzuar për këto krime makabre, themeluesi i Republikës Popullore të Kinës në 1949, Mao Ce Duni, i cili vdiq në vitin 1976, mbetet një figurë e adhuruar nga një pjesë e mirë e kinezëve.
Presidenti aktual i Kinës, Xi Jingping ka përshëndetur Mao Ce Dunin si një figurë të madhe, duke ringritur në parti një retorikë në mbështetje të centralizimit të pushtetit, edhe pse Partia Komuniste kishte pranuar në vitet ’80 gabimet e së shkuarës.
Nëse shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë përshëndetur nismën, disa të tjerë kanë kritikuar statujën, duke vënë theksin se ajo ishte vendosur në një rajon ku skamja nga fundi i viteve ’50 kishte shkaktuar miliona të vdekur.
Në muajin korrik, një ish-zyrtar lokal i Partisë Komuniste Kineze (PCC) kërkoi ndjesë pasi e cilësoi “kriminel”, udhëheqësin e madh dhe përgjegjës ndaj akteve të dhunës të kryera në periudhën e Revolucionit Kulturor (1966-76).
Sigal