Shembja e Teatrit/ Parlamenti Europian: Të hetohen autorëve e dhunës ndaj protestuesve, të mbrohet trashëgimia kulturore

291
Sigal

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, seancë ku po diskutohet për situatën në Shqipëri, ndër të tjera u fol edhe për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Komisionit, Angelina Eichorst u shpreh se, i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar Reformës Zgjedhore.

Ndërsa eurodeputetja, Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.