Kinë, 44 të vdekur, 700 të plagosur nga shpërthimet në port

410
Një seri shpërthimesh të ndodhura dje, (12 gusht) në qytetin port në veri të Kinës, Tianjin kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave, dhe plagosjen e 700 personave të tjerë Shpërthimi ndodhi në një magazinë me mbetje toksike duke shkatërruar godina dhe djegur qindra makina. 12 zjarrfikës ishin mes personave që humbën jetën
Presidenti Xi Jinping premtoi një hetim të plotë dhe transparencë mbi ngjarjen bën të ditur agjencia e lajmeve Xinhua

Fotot dhe pamje filmike të postuara në rrjetet sociale treguan flakë të mëdha dhe tym të zi që ngjitej drejt qiellit, ndërsa banorët e tmerrruar kanë treguar se efektet e shpërthimit janë ndier disa kilometra larg. Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mediat kineze raportojnë se shpërthimi u shënua në magazinat e një kompanie që merret me materiale shpërthyese. Qendra e tërmeteve në Kinë informoi se magnituda e shpërthimit të parë ishte ekuivalente me shpërthimin e 3 tonëve dinamit, ndërsa shpërthimi i dytë ekuivalent me 21 ton shkruan BBC.
Sigal