Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë/ Projeksionet e para befasuese dhe shpërndarja e vendeve në Bundestag, pjesëmarrje e lartë (Tabela)

224
Sigal

Është mbyllur procesi i votimit në Gjermani, ndërsa rezultatet e Exit Poll-eve po befasojnë të gjithë.

Sipas projeksioneve të para bie në sy se SPD ka marrë kryesimin me 25.5%, kurse partia e Angela Merkelit qëndron shumë pranë me 24.5% të votave.

Të dy partitë kanë thënë se duan të formojnë qeverinë e ardhshme, teksa kandidati i CDU-CSU, Armin Laschet ka pranuar më herët rezultatin e dobët.

Në anën tjetër, kandidati i SPD-së, Olaf Scholz ka shprehur bindjen tek fitorja duke deklaruar se qytetarët gjermanë kërkojnë që ai të zgjidhjet kancelar i ardhshëm. Ndërsa shpërndarja e vendeve në Bundestag, deri më tani është e tillë: CDU-CSU 197 vende dhe SPD me 202 vende.

Rreth 60.4 milionë gjermanë votuan sot për Bundestagun e 20-të, për të zgjedhur pasardhësin e kancelares Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, por ajo që ka rënë në sy është pjesëmarrja e lartë në votime.

Pasi rezultati zyrtar të bëhet i publik, partitë politike do të hyjnë në bisedime për formimin e qeverisë së ardhshme të koalicionit, duke zgjedhur edhe pasuesin e Merkel. Në garë janë Armin Laschet, udhëheqësi i Kristian Demokratëve, garuesi i parë tejet i vrullshëm i cili e siguroi kanditaturën e tij duke mundur rivalin e tij Markus Söder.