Japonia jep alarmin e plakjes së popullsisë, vihen në fuqi politika të reja kundër imigracionit

102
Sigal

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida dha alarmin për plakjen e popullsisë dhe lindshmërinë e ulët dhe të gjitha problemet që ajo sjell në shoqëri dhe ekonomi . Vendi, paralajmëroi ai me tone dramatike, është në prag të mos funksionimit normal si shoqëri për shkak të rënies së lindjeve. Ai shtoi se diçka duhet bërë ” tani ose kurrë “.

Vitin e kaluar lindjet në Japoni ishin më pak se 800,000 , një rënie e madhe nga vitet 1970, kur i kaluan dy milionë.

Popullsia e përgjithshme arrin në 125 milionë me një numër të madh të moshuarish dhe një fuqi punëtore gjithnjë e në tkurrje. Deri në fund të shekullit të 21-të pritet të tkurret në vetëm 53 milionë nga 128 milionë në vitin 2017.

“Theksi mbi politikat për fëmijët dhe edukimin e tyre është një çështje që nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet ”, u tha kryeministri japonez ligjvënësve.

Qeveria, siç shpjegoi ai, synon të dyfishojë shumat që shpenzon për programet për fëmijë, ndërsa në prill do të krijohet një agjenci e re qeveritare për këtë çështje. BBC vëren, megjithatë, se programet e qeverisë japoneze në të kaluarën për të njëjtën çështje nuk kanë qenë të suksesshme. Pas Monakos, Japonia ka numrin e dytë më të lartë në botë të personave mbi 65 vjeç me 28%, ndërkohë që jetëgjatësia po rritet dhe politika të rrepta kundër imigracionit janë në fuqi. Kina njoftoi kohët e fundit se për herë të parë në gjashtë dekada popullsia e saj është ulur edhe pak.