Japoni/ Vriten 3 persona si pasojë e një sulmi me thikë

417
Sigal

Dy persona, një nxënës i klasës së gjashtë dhe një burrë rreth të 30-ave, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në Kawasaki, Japoni të martën në mëngjes.

Ngjarja e rëndë nddhi pasi një burrë në të pesëdhjetat e tij i armatosur me dy thika vuri në shënjestër një turmë studentësh që prisnin një autobus shkollor .

Më shumë se 16 persona, kryesisht studentë nga Shkolla Fillore Caritas, u plagosën gjatë sulmit, pohoi policia. Sulmuesi më pas goditi veten në qafë me thikën e tij dhe më vonë vdiq në spital. Motivi i sulmit është ende nën hetim.