Ja vendet që nuk nëshkruan deklaratën përfundimtare të Samitit të Paqes

51
Sigal

Arabia Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia, Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin midis vendeve që morën pjesë në samitin e paqes në Ukrainë që nuk nënshkruan deklaratën përfundimtare.

Zvicra, e cila priti samitin, tha se të paktën 90 vende kishin marrë pjesë në bisedime dhe shumica dërrmuese e kishin nënshkruar deklaratën, sipas një liste nga organizatorët zviceranë të postuar në mbyllje të punimeve.

Brazili, i listuar në listën e pjesëmarrësve si “vëzhgues”, nuk është gjithashtu ndër vendet që kanë nënshkruar deklaratën përfundimtare.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbështetja e liderëve perëndimorë dhe të tjerëve në samitin e paqes tregon se ligji ndërkombëtar mund të rikthehet.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do t’i dëshmojmë të gjithëve se Karta e OKB-së mund të rikthehet me efektivitet të plotë,” tha presidenti ukrainas.