Ja arsyet pse SHBA do të ndalojë përdorimin e aplikacionit “TikTok”

303
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin masa ndaj aplikacionit të momentit “TikTok” dhe të ndalojnë përdorimin e tij. Njoftimin e ka bërë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili gjatë një interviste për “Fox News” tha se çështjen e këtij rrjeti social qeveria amerikane po e merr shumë seriozisht.

I pyetur se përse po e mendonin ndalimin e aplikacionit në SHBA, ai tha: “Qeveria është duke e menduar shumë seriozisht këtë dhe besojmë se do marrim një vendim të drejtë. Njerëzit mund ta shkarkojnë këtë aplikacion, nëse duan që të dhënat e tyre të jenë në duart e Partisë Komuniste kineze.”

Ndërkohë reagimi i një përfaqësuesi të kompanisë që zotëron aplikacionin tha: “TikTok drejtohet nga një CEO amerikan, ka qindra punonjës dhe udhëheqës që kujdesen për sigurinë e produktit dhe të publikut që e përdor. Prioriteti ynë më i lartë është promovimi i një eksperience sa më të sigurtë për përdoruesit. Nuk ja kemi dhënë kurrë të dhënat e tyre qeverisë kineze dhe nuk do ta bëjmë edhe nëse na i kërkojnë.”

Komentet e Pompeo-s vijnë në një kohë tensionesh mes SHBA-ve dhe Kinës. Përplasjet mes tyre po ndodhin në disa fusha, në sigurinë kombëtare, tregëti dhe teknologji. “TikTok”, që zotërohet nga startup-i me bazë në Pekin “ByteDance”, është kritikuar gjithnjë nga politikanët amerikanë. Kjo për shkak të lidhjeve që ka me Kinën.

Sipas tyre, platofrma mbështet punën e agjensive të ndryshme të inteligjensës që kontrollohen nga Partia Komuniste e Kinës. Megjithatë “TikTok” edhe në të kaluarën ka mbajtur të njejtin qëndrim, duke siguruar se funksionon e shkëputur nga “ByteDance” dhe të dhënat e përdoruesëve nuk mund të përdoren nga ligji kinez. Këto të dhëna ruhen në SHBA dhe në Singapor.

Aplikacioni është më popullori tani në Amerikë, por edhe në shumë vende të botës Perëndimore, duke u bërë i pari që ka një rritje të tillë larg vendit të origjinës. Gjatë 3 muajve të parë të vitit u shkarkua 315 milionë herë, më shumë se çdo aplikacion tjetër në histori, në këtë periudhë kohore.

Muajin e shkuar ishte India që e bllokoi aplikacionin, për të njejtin motiv që SHBA-ja përdor në reotrikën e saj.