Izrael, defekt në tubacion derdhen miliona litra naftë

484
Sigal

IZRAEL – Miliona litra naftë bruto është derdhur përmes një tubacioni në Izraelin jugor pranë Eilat, një nga rezervat më të rëndësishme natyrore në vend. Forcat emergjente, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mjedisit të mbërritur në zonë arritën ta ndalojnë derdhjen pas 2 orësh.
 
Ekspertët po hetojnë në vendngjarje për të gjetur shkakun e derdhjes, ndërsa për momentin është përjashtuar mundësia e një sabotazhi duke pohuar më tepër një defekt teknik që mund të jetë shkaktuar nga kushtet jo të mira të mirëmbajtjes.
 
Dëme janë raportuar në anën jordaneze përtej kufirit ku dhjetëra jordanzë kanë përfunduar në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe marramendje pasi kishin thithur gaz të rrezikshëm.

Ndërkaq, zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes e cilësuan këtë si një nga rastet më të rënda të ndotjes së mjedisit në Izrael duke mos përcaktuar shkallën e saktë të dëmit.
Kjo nuk është hera e parë që rezerva natyrore e Izraelit është dëmtuar. Në qershor të 2011-ës, nga rezerva e naftës Nhahal Zin në shkretëtirën Negev u derdhën mbi 1.5 milion tonë naftë duke shkaktuar katastrofë ekologjike.