Itali/ Arrestohet 57-vjeçari shqiptar, ja ku e fshihte drrogën…

467
Sigal

Një operacion që synonte zbulimin e një rrjeti të madh të trafikut të drogës çoi në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 720 gramëve kokainë, 770 gramëve hashash dhe 230 gramëve marijuanë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ndër të arrestuarit njëri është një 57-vjeçar shqiptar, banues në Faenze, i regjistruar me precedentë të mëparshëm penalë.

Pjesa më e madhe e drogës u gjet gjatë një kontrolli brenda shtëpisë së tij.

Hashashi është ruajtur në vezë, ku secila mbante nga 10 gram.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit.