Përmbytjet në Vlorë, Bordi i Kullimit: Pati avari te hidrovori, u morën masa

522
Sigal

VLORË – Premtimet se rrugët e qytetit të Vlorës nuk do të përmbyteshin nga uji në kohë reshjesh mbetën vetëm në letër.

Reshjet e ditëve të fundit treguan se qyteti i Vlorës vijon të përballet ende me problemin e përmbytjeve të rrugëve të brëndshme.

Lidhur më këtë situatë drejtori i bordit të kullimit në qytetin bregdetar, Apostol Qirjo, pohon së reshjet e ditëve të fundit i gjetën të papërgatitur, dhe se në hidrovrin e qytetit pati avari dhe për këtë janë marrë masa ndëshkuesë karshi punonjësve të institucionit që ai drejton.

Ndërkohë ai ndalet edhe tek problemet e rrjetit të kanalizimeve në qytetin bregdetar.

Ndër të tjera kreu i bordit të kullimit pohon së po punohet ngushtë me instancate tjera që dëmët e përmbytjeve të jenë sa më minimale.