Italianët nuk frikësohen nga shifra e lartë e viktimave, hapin lokalet dhe organizojnë festa

345
Sigal

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirusit. Që nga nisja e pandemisë e deri më sot numri i përgjithshëm i viktimave është 10779.

Pacientët e infektuar me koronavirus janë 97 689, duke regjistruar 4217 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit. Por mesa duket këto shifra alarmante dhe kjo situatë nuk i pengon italianët të thyejnë urdhrat e dhëna nga qeveria. Ata nuk po izolohen në shtëpitë e tyre dhe nuk po zbatojnë asnjë masë që është vendosur.

Një bar në Maerne di Martellago (Venecia) u gjobit dhe u mbyll për pesë ditë nga karabinierët e kompanisë Mestre sepse vazhdoi të shërbente fshehurazi alkool dhe pijë në dyqanin pavarësisht urdhrave të mbylljes për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Konsumatorët dhe pronari, një qytetar kinez, u kapën dhe u gjobitën, me sanksionin shtesë të mbylljes.

Në Venecia, policia raportoi se kishin kapur një 21-vjeçar duke vjedhur makina të parkuara. Ata e gjobitën gjithashtu edhe se kishte dalë nga shtëpia pa asnjë leje.

Një çiklist në Otranto është hedhur në det me biçikletë për t’i shpëtuar kontrollit nga policia dhe t’i shpëtonte gjobës.

Ai ka qëndruar në ujë për një kohë të gjatë në mënyrë që të mos identifikohet nga policët. Policët i kërkuan të të dalte nga deti për tu identifikuar, por ai preferoi të qëndronte në ujë duke përsëritur “unë nuk bëra asgjë të keqe”.

Në fund të fundit, atij iu desh të dilte nga uji dhe u identifikua dhe u gjobit.