VIDEO/ Ambulanca fiket në mes të rrugës, shtyhet nga personeli mjekësor

676
Sigal

Në kohën kur vendi është izoluar i gjithi në kuadër të masave për koronavirusin, mjetet që shihen në rrugë janë përgjithësisht të shërbimeve policore, urgjencave, ushtarakët, mediat dhe kategoritë që kanë nxjerrë leje të posaçme.

Nga Vlora në redaksinë e Faxweb.al ka mbërritur një video ku personeli mjekësorë që shoqëronte një ambulancë ka zbritur për ta shtyrë mjetin ndërsa kjo është filmuar nga një qytetar.

“Ja si shtyhet ambulanca në Vlorë, bëhet për koronavirusin kjo punë, ec aty. Bravooo”, dëgjohet të thotë qytetari në videon e dërguar.

Video është regjistruar në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar.