Itali, zjarr pranë aeroportit të Fiumincinos në Romë, bllokohen fluturimet

450
Aeroporti i Fiumicinos është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme duke shkaktuar pezullimin e fluturimeve në terminalin 3. Për shkak të erës flakët u zhvendosën dhe në pyllin aty pranë. Ende shërbimi i emergjencave nuk ka dhënë arsyet e rënies së zjarrit. Një pasagjer ka thënë se, për gati dy orë kanë qendruar brenda në avion e ulur në pistë. Pas tre orësh zjarri në terminal u shua por vazhdon të jetë problematike situata në pyllin pranë. Ndërkohë që ende nuk kanë nisur fluturimet në terminalin ku ra zjarri. Autoritët janë duke hetuar shkaqet e zjarrit të cilat ngelen ende mister.
Sigal