Itali/ Trafikonin lëndë narkōtike, arrestohen dy shqiptarë

282
Sigal

Karabinierët e Kajros Montenotte (Itali) kanë vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen për trāfikimin e kōkainës.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale R.Z., 36 vjeç dhe G.P., 32 vjeç, të cilët jetonin në Albenga, në rajonin Terraconiglio.

Masat për arrestimin e dy shqiptarëve dolën nga hetimet e nisura pas arrestimit të një qytetari tunizian, S.J., 38 vjeç, të cilit gjatë një kontrolli i janë gjetur dhe sekuestruar 27 gram kōkainë. Policia ka bërë me dije se ndalimi i shtetasit tunizian është bërë sapo ishte takuar me dy shqiptarët.

Më pas hetimet vijuan me vëzhgime të përsëritura ku në pranga ra edhe një tjetër shtetas tunizian S.R., 22-vjeç, me banim në Sanreno, te cilit pas kontrollit iu gjet rreth 12 gramë kōkainë.

Ndërsa ditët e fundit u vu re një rritje e kontakteve të disa personave me shqiptarët dhe bazuar ne kete fakt policia vendosi që në 23 maj të ndërpresë veprimtārinë kríminale, duke i ushtruar kontroll shqiptarit R.Z., sapo doli nga shtëpia.

Nga kontrolli i kryer policia gjeti rreth 45 gram kōkainë. Më kontrolli vijoi në shtëpinë e tij ku u gjetën dhe sekuestruan 450 gramë lëndë narkōtike, peshore, rreth 11 mijë euro të gatshme, që mendohet se janë mbledhur si rezultat i shitjes së drōgës.