Itali/ Shqiptari vdes duke orientuar furgonin

443
Sigal

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, teksa furgoni i kompanisë ku punonte e aksidentoi fatalisht.

Shqiptari, i identifikuar si Resul Shenaj, 46 vjeç, ishte duke i dhënë udhëzimet shoferit të mjetit, por këtij të fundit iu këputën frenat çka rezultoi fatale për viktimën, raporton “Ansa”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Borgjetto Santo Spirito, në Savona.

Edhe pse në vendngjarje mbërritën me urgjencë forcat e ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.