Itali/ Rihapet pas 21 vitesh vrasja e shqiptarit, ja çfarë i kthehu hetimet

282
Sigal

Gjykata e Brescia në Itali do të hapë dosjen pas 21 vitesh për shqiptarin Bajram Muça, i cili humbi jetën në spitalin Chiari në rrethana misterioze.

Sipas mediave italiane, Bajram Muça banonte në pjesën perëndimore të krahinës së Brescias dhe më 4 shtator të vitit 1999 u dërgua në spitalin e Chiarit, pas një sherri të ndodhur me disa persona të tjerë.

Në spital ai kaloi në gjendje kome dhe më pas humbi jetën.

Nga autopsia doli që shkaku ishte sëmundja e meningjitit, por hetimi u pezullua derisa një tjetër gjykatës i Brescia-s vendosi të merrte përgjegjësinë që të merrej me çështjen.

Nga një konsultim i ri i përgatitur nga prokurori, doli se burri nuk kishte vdekur nga meningjiti, por për shkak të dhunës që pësoi nga ata që e kishin grabitur.

Për këtë arsye, gjykatësi vendosi të dërgojë në burg 41-vjeçarin Lulzim Rubjeca i cili tani do të akuzohet për vrasje me dashje.

Gjyqi për për shqiptarin është planifikuar të hapet më 29 shtator të këtij viti.