Viktima e parë në Greqi, pensionisti shqiptar vdes në radhë për të marrë paratë

347
Kriza e prodhuar nga mbyllja e bankave në Greqi dhe mungesa e likuiditetit është përshkallëzuar edhe më tej duke shënuar viktimën e parë. Ironikisht, drama greke i ka marrë jetën një Shqiptari, emigrant në vendin fqinj, i cili vdiq teksa po priste në radhët e gjata para bankomatëve
Nëse Greqia nuk arrin një marrëveshje me kreditorët brenda kësaj jave, automatikisht del nga zona euro. Të paktën ky ishte mesazhi i dhënë nga krerët europianë pas dështimit të takimit të Eurogrupit, ku minsitri i ri i Financave greke u praraqit pa asnjë plan konkret për shpetimimin e vendit.
Kreu i Komisionit Europian Junker tha se Bashkimi Europian ka një plan të detajuar të daljes së Greqisë, nese kjo e fundit nuk bie dakord me kërkesat e kreditoreve. Dhe presioni ka dhënë efektine tij.
Kryeminsitri grek Aleksis Tsipras i ka kërkuar një borxh tre vjecar fondit europian të shpëtimit, i njohur si ESM. Kërkesa zyrtare drejtuar mekanizmit Europian të Stabilitetit është publikuar edhe nga e përditshmja Bloomberg, por nuk specifikon shifrën e kërkuar nga ana e palës greke.
Sakaq Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për të frenuar pasojat financiare në eurozonë, në rast të daljes së Greqisë. Këshilli Drejtues i Bankës ka ndejkur nga afër të gjitha zhvillimet, impaktet në tregjet financiare dhe ka deklaruar se banka do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të zvogëluar dëmet.
Kriza e prodhuar nga mbyllja e bankave në Greqi dhe mungesa e likuiditetit është përshkallëzuar edhe më tej duke shënuar viktimën e parë. Ironikisht, drama greke i ka marrë jetën një Shqiptari, emigrant në vendin fqinj, i cili vdiq teksa po priste në radhët e gjata para bankomatëve. Sipas mediave greke, 59 vjecari u sëmur jashtë një banke në Larisa të Greqisë, teksa po priste të tërhiqte pensionin e tij. Edhe pse qyetetarë që ndodheshin në vendngjarje nxituan ti japin ndihmën e parë, duke thirrur ambuancën, shqiptari nuk ka arritur të mbijetojë.
Sigal