Merkel: Gjermania ka nevoja për fuqi punëtore, jo për azilantë

431
Një nga temat që u diskutua mes kryeministrit Rama dhe kancelares Angela Merkel ishte edhe çështja e azilkërkuesve. Kancelarja Merkel tha se azikërkuesit shqiptarë nuk do të njihen si azilantë. Kancelarja tha se Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore dhe shqiptarët e kanë këtë mundësi.
Angela Merkel: Folëm për azilkërkimet. Shqipëria ka një bashkëpunim, me arsimin profesional do të shikojmë cmund të bëjmë në këtë drejtim. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin të nevojshme…Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë, por sigurisht që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore dhe Shqipëria e ka këtë mundësi.
Edhe kryeministri Rama tha të njëjtën gjë në lidhje me azilkërkuesit duke u shprehur se shqitarët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani.
Edi Rama: Ndamë të njëjtin shqetësim serioz, shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, por edhe problem social. Shqipëria është e vendosur për reformat reale. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim suksesesh. Duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit.
Sigal