Sigal

Në një hark kohor prej gjashtë ditësh janë arrestuar gjashtë persona të kombësive të ndryshme në aeroportin e Cranovës në Treviso të Italisë.

Siç raportojnë mediat fqinje, në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me dokumente të falsifikuara. Ndërkaq identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Vvv

Për pos shqiptarëve, personat e tjerë të ndaluar dhe të arrestuar nga zyrtarët e aeroportit janë të kombësive nigeriane dhe kineze. Ndërkohë janë shënuar edhe raste të tjera ku shtetas të ndryshëm me origjinë edhe shqiptare janë ndaluar pasi nuk kanë plotësuar rregullat e lëvizjes “Shengen”.

Një pjesë prej tyre janë kapur me mjete të palejuara, përfshirë edhe thika.