Itali/ Dhunuan shqiptarin, arrestohen gjashtë persona

235
Sigal

Policia në Itali ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohen se kanë dhunuar një shqiptar në një palestër. Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë dhe gjatë gjithë kësaj kohe janë zhvilluar hetime intensive.

Sipas raportimeve shqiptari, akuzohej se kishte ushtruar dhunë nga ish-partneres së tij dhe u fut në kurth për të shkuar në një palestër. Sapo shkoi aty, ai ra pre e sulmit të disa personave, të cilët e sulmuan në mënyrë brutale.

Po ashtu pas dhunimit 6 agresorët i kërkuan që të largohej dhe nga qyteti. Ndërkohë policia njofton se tashmë në pranga kanë rënë të gjithë agresorët, por për disa është vendosur nga gjykata një masë më e butë “arrest në shtëpi”.

Nga ana tjetër hetime zbuluan se viktima nuk kishte raportuar ngjarjen në kohë dhe ishte detyruar nga frika që t’i paguante një shumë parash njërit prej agresorëve.