Uragani “Eta” shkakton mbi 63 viktima dhe mijëra të zhdukur në Amerikën Qendrore

251
Sigal

Uragani Eta ka shkaktuar 63 viktima në Amerikën Qendrore dhe mijëra të zhdukur.

Më shumë se 50 persona humbën jetën në zonat periferike, në Guatemalën veriore për shkak të rrëshqitjeve të dheut, shkaktuar nga stuhia.

Ndërkohë pesë persona humbën jetën në Panama, katër në Hondura, dy në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Sipas autoriteteve pritet që stuhia të përfshijë Kubën, Xhamajkën gjithashtu edhe në Florida.