Një ndër shqiptarët më të kërkuar në Itali është arrestuar nga policia vendase.
Në pranga përfundoi Bledi Sota, 39-vjeç, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Kamarina Drugs 2”, ku u lëshuan 22 urdhër-arreste me 25 tetor.
Ai u zhduk atë ditë në zonën e Raguzës, por kërkimet nuk reshtën nga ana e policisë duke e arrestuar në provincën e Brescia-s.
Përgjimet telefonike kanë zbuluar se ai kishte biseduar me një tjetër shqiptar në Milano me qëllim për të shkuar në Zvicër për të nisur një jetë të tjerë.
Por, policia e ka identifikuar dhe arrestuar. 39-vjeçari është dërguar në burgun San Vittore, bashkë me të arrestuar të tjetër në kuadër të këtij operacioni.