Itali/ Aksidenti i rëndë, vogëlushit 14 muajsh shqiptar i pritet këmba

417
Sigal

Një vogëlush 14 muajsh, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në provincën e Vincenza-s po lufton mes jetës dhe vdekjes i shtruar në spitalin e Padovës pas aksidentit të rëndë të dy ditëve më parë në komunën Marsotica. Mjekët e spitalit janë detyruar t’i presin këmbën e djathtë ndërsa po përpiqen t’i shpëtojnë jetën dhe pas një traume të rëndë që ka marrë në kokë.

Rreth orës 17:00 të pasdites së 8 marsit nëna shqiptare Raiza Terziu së bashku me dy djemtë Thiago 14 muajsh, Samuele 7 vjeç, me nënën e saj e një mikeshë  po kalonin pasditen në parkun publik të qytezës ku jetonin, kur një kamion i drejtuar nga një italian në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke aksidentuar rëndë vogëlushin 14 muajsh. Ndërsa Raiza ka marrë plagë të lehta, kurse babai Elidon nuk ndodhej në vendngjarje.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak  minutash e sipas dëshmitarëve të ngjarjes shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi të lartë në qendër të qytezës. Shoferi i kamionit i cili është vënë në pranga nga policia italiane quhet Pietro Dal Santo 58 vjec banor në komunën Thiene në provincën  e Vincenzas e me profesioni artizan.

Ai po transportonte disa materiale druri me kamionin e tij e po udhëtonte në gjendje të dehur me shpejtësi të lartë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë rrugore. Vogëlushi shqiptar Thiago 14 muajsh aktualisht ndodhet në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore