Irani: Negociatat bërthamore do të rinisin së shpejti

139
Sigal

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, paralajmëroi se së shpejti do të kthehen në bisedimet bërthamore në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Abdollahian u takua me një grup përfaqësuesish të mediave, përfshirë AA-në, në New York, ku ai mori pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke komentuar mbi bisedimet bërthamore të Iranit, Abdollahian tha: “Ne po rishikojmë dosjen e negociatave të Vjenës. Negociatat 4+1 do të rinisin shumë shpejt”.

Kryediplomati iranian tha se besojnë se do të marrin rezultate konkrete nga bisedimet konstruktive.