Infektohet me koronavirus pronari i klubit grek të futbollit, Olimpiakos

344
Sigal

Pronari i klubit grek të futbollit, Olimpiakos, është infektuar me koronavirus. Ai ka gjithashtu në pronësi klubin anglez, Nottingham Forest.

52 vjeçari, Evangelos Marianakis, ka lajmëruar vetë se është prekur nga koronavirusi. “Virusi i ri më ka vizituar edhe mua, ndaj ndihem i detyruar të lajmëroj publikun“, u shpreh Marianakis.

Biznesmeni grek është takuar me ekipin të premten e shkuar, pas ndeshjes së Nottingham Forest me Millwall.

OBSH ka paralajmëruar se jemi në prag të një pandemie globale, për shkak të koronavirusit.