EMRAT/ Trafik kokaine nga Belgjika në Itali, katër shqiptarë para gjyqit në qershor

341
Sigal

Katër shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Belgjika në Itali do të dalin për para gjyqit më 8 qershor.

Ata u arrestuan më 13 qershor të vitit të kaluar dhe pas pothuajse një viti në qeli do të dalin para trupit gjykues.

Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja Vilma Passamonti në gjykatën në rrugën Clodio në Romë, me një zbrazëti të pazakontë për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Armand Çuni, 45 vjeç, rezident në Viterbo, Fatjon Sopi, 29, rezident në Canepina, Mario Kelmendi, 24, Canepina, dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç, rezident në Terni, janë katër shqiptarët e akuzuar si anëtarë të bandës që bënte trafikun e kokainës nga Brukseli në Viterbo, për ta shitur më pas në të gjithë zonën.

Banda u zbulua nga një maqedonas i rrahur për shkak të një borxhi. Denoncimi i maqedonasit është përfshirë në arsyet për marrjen e masës së sigurisë. Armand Çuni, që konsiderohet si një nga krerët e bandës, ka pranuar gjykimin e shkurtuar, rekomanduar nga avokati.

Ende nuk dihet se sa prej tyre do të gjykohen me procedurë normale e sa me procedurën e shkurtuar.

Ndërkaq, kapoja i bandës rezulton të jetë një tjetër shqiptar, 45-vjeçari Bledar Shtëmbari, rezident në Viterbo, që është në burgun e Frosinones për një tjetër çështje.