Iluzioni i rrallë optik la shikuesit të habitur: Një anije që “fluturon” në brigjet britanike

154
Sigal

Një iluzion i rrallë optik ka lënë shikuesit të habitur pasi duket se tregon një anije e cila “fluturon” në brigjet britanike.

Imazhi i çuditshëm tregon një anije të madhe mallrash pranë fshatit të vogël Coverack në Cornëall, Angli dhe duket se po fluturon lart mbi horizont.

Fotoja mahnitëse u shkrep nga fotografi Martin Stroud teksa po shëtiste nëpër fshat.

Ai e postoi foton në Facebook dhe shkruante: Pothuajse duket se fluturon. Ditë e bukur për një vizitë në Coverack.

Iluzioni megjithatë ka një shpjegim.

E njohur si Fata Morgana, fenomenet ndodhin kur ngjyra e detit përshtatet perfekt me ngjyrën e qiellit.

Një shtresë ajri më e ngrohtë ulet mbi një shtresë ajri të ftohtë, duke bërë që drita nga anija të përkulet dhe ngjyrat të përzihen së bashku.

Fata Morgana mendohet të jetë shkaku i një sërë pamjesh të çuditshme, si Holandezi i famshëm Fluturues. Një fenomen i tillë është parë edhe më parë në Cornëall, me shpjegime të ndryshme.

Vitin e kaluar një imazh i ngjashëm u kap nga David Morris në Gillan Cove.