I përkiste një gruaje të zhdukur 23 vjet më parë, gjendet vetura e zhytur në ujë

293
Sigal

Një makinë që besohet se i përkiste një gruaje shtatzënë e cila u zhduk me vajzën e saj të vogël në Arkansas në vitin 1998, u gjet të martën, e zhytur në 8 metra ujë, me mbetje njerëzore brenda.

Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se Ford Tempo blu e nxjerrë nga liqeni Dardanelle në Russellville përputhej me përshkrimin e atij që drejtohej nga Samantha Jean Hopper, 19 vjeçe, e cila u raportua e zhdukur me vajzën e saj 22 muajshe, Courtney Holt, më shumë se 23 vjet më parë, në shtator të vitit 1998.

Hopper thuhet se ishte tetë muajshe shtatzënë kur u zhduk.

Ajo do të linte vajzën e saj përpara se të shkonte në një koncert në Little Rock, tha Zyra e Sherifit në një deklaratë për shtyp të mërkurën, por ata nuk mbërritën kurrë dhe makina e tyre “nuk u gjet kurrë”.

Zhytësit nga organizata jofitimprurëse Adventures Ëith Purpose për zgjidhjen e “rasteve të ftohura” filluan të kërkonin automjetin me sisteme sonar pasi mësuan për zhdukjen, tha vullnetari Douglas Bishop.

Mbetjet e gjetura brenda në automjet “do të dërgohen në Laboratorin e Krimit Shtetëror të Arkansas në Little Rock për testim të ADN-së”, ka bërë të ditur zyra e sherifit.