I dha ISIS informacion për shërbimet e SHBA, pranga hakerit nga Kosova

486
Një haker nga Kosova është arrestuar në Malajzi, me akuzën e dhënies së informacioneve grupit militant të Shtetit Islamik (IS) për anëtarët e shërbimeve amerikane. Mediat e huaja, përfshirë CNN shkruajne se kosovari eshte Ardit Ferizi 20 vjeç. Ai u arrestua në Kuala Lumpur me një urdhër arresti të përkohshëm amerikan. Nga hetimet ka rezultuar se hakeri Ardit Ferizi ka hyrë në sistemin kompjuterike të shërbimeve amerikane duke vjedhur informacione për më shumë se 1000 mijë anëtarë të shërbimeve e punonjësve federale dhe duke ia vënë në dispozicion Shtetit Islamik. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, John Carlin tha se ky arrestim tregon vendosmërinë tonë për t’u përballuar dhe për të penguar përpjekjet e ISIL për të synuar amerikanët në çfardolloj forme dhe kudo qe te ndodhe
Sigal